Diomande nuk figuron në formacionin e Lepzigut, është rrugës për Real NULL NULL 01.08.2026 12:14 01.08.2026 12:14 Yan Diomande është shumë pranë transferimit te Real Madridi! Sulmuesi anësor nga Bregu i Fildishtë nuk u përfshi as në stolin e RB Leipzigut për ndeshjen miqësore të sotme, duke shtuar edhe më shumë zërat për largimin e tij. Marrëveshja verbale me Real Madridin është arritur prej një jave dhe transferimi pritet të finalizohet sapo RB Leipzig të gjejë zëvendësuesin e tij. Klubi gjerman do të përfitojë një shumë që pritet të kalojë 100 milionë euro nga ky transferim.