Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Masakra e Reçakut: Nis gjykimi, të akuzuarit kurrkah (VIDEO)

NULL NULL
31.07.2026 20:26
Masakra e Reçakut: Nis gjykimi, të akuzuarit kurrkah (VIDEO)

Ka nisur gjykimi në mungesë për 42 persona të akuzuar për vrasjen dhe masakrimin e 42 civilëve shqiptarë në Reçak, më 15 janar 1999.

Në sallën e gjyqit ishin të pranishëm 21 avokatë mbrojtës, ndërsa të akuzuarit nuk janë arrestuar dhe nuk u paraqitën fizikisht para gjykatës.

Gjatë seancës u lexua aktakuza ndaj ish-pjesëtarëve të strukturave policore dhe ushtarake serbe, të cilët, sipas Prokurorisë Speciale, dyshohet se ishin pjesë e zinxhirit komandues që organizoi dhe kreu krimin në Reçak.

Prokurori special, Ilir Morina, tha se në operacion kishin marrë pjesë njësi të ndryshme të forcave serbe, përfshirë Njësitë e Veçanta të Policisë (PJP), Njësitë Speciale Antiterroriste (SAJ) dhe struktura të tjera të sigurisë.

Sipas aktakuzës, civilët shqiptarë që tentuan të largoheshin nga zona u qëlluan nga forcat serbe, ku mbetën të vrarë Halim Beqiri, Riza Beqiri dhe Zenel Beqiri, ndërsa u plagosën disa të tjerë.

Meqë të akuzuarit nuk ishin të pranishëm për t’u deklaruar lidhur me fajësinë, gjykata njoftoi se mbrojtësit e tyre kanë afat 30 ditë për të paraqitur kërkesë për kundërshtimin e aktakuzës.

Për më shumë ndiqeni kronikën më poshtë:

lajme të ngjashme