Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ndërtimi i kishës katolike në fshatin pa të krishterë në Vushtrri nxit debat (VIDEO)

NULL NULL
31.07.2026 10:47

Ndërtimi i kishës katolike në fshatin Zogaj të Vushtrrisë ka nxitur debat dhe kundërshti.

Iniciativa për Angazhim Publik ka thënë madje se kjo kishë nuk ka leje ndërtimore.

“Lëvizja për rikthim në fenë e të parëve së bashku me Ipeshkvinë e Kosovës po akuzohet se po dëshirojnë që të ndërtojnë një kishë në fshatin Zogaj të Vushtrrisë e cila pritet të fillojë së ndërtuari më 18 gusht”, ka thënë gazetari Urall Boshnjaku në Orën 7 të Klan Kosovës.

“Sipas Iniciativës për Angazhim Publik dhe sipas asaj që ata pretendojnë thonë se kanë informatën që nisja e një kishe në këtë zonë nuk përkon me leje ndërtimore meqë të njëjtit nuk kanë marrë leje ndërtimore nga autoritetet komunale dhe synojnë që të bëjnë ndërtimin e kësaj kishe duke filluar nga data 18 gusht pa një leje të caktuar nga komuna e Vushtrrisë për ndërtimin e këtij objekti kulti”.

“Andaj të njëjtit kanë paralajmëruar që në rast se Lëvizja për rikthim e cila njihet pra sipas tyre për gjuhën përçarëse nuk do të ketë mundësinë që ta ndërtojë këtë kishë”.

Boshnjaku tha se Bashkësia Islame e Vushtrrisë e sheh këtë si tentim për përçarje të popullit shqiptar mbi baza fetare.

“Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe Bashkësia Islame e Vushtrrisë e cila ka thënë se nuk ka nevojë për një kishë në një vend ku nuk ka banorë të këtij besimi”.

“Andaj edhe e shohin si tentim për përçarje të popullatës shqiptare mbi baza fetare, ndërtimin dhe synimin për ndërtimin e një kishe të tillë”.

lajme të ngjashme