Sonte Sunny Hill, flet ekskluzivisht këngëtari: Jemi gati (VIDEO) NULL NULL 31.07.2026 10:31 31.07.2026 10:31 Këngëtari Alban Nimani nga bendi “Asgjë Sikur Dielli” foli sot në Orën 7 në Klan Kosova para nisjes së festivalit Sunny Hill. A tha se janë të gatshëm me programin e tyre dhe pret një eksperiencë shumë të mirë sivjet. “Po jemi të gatshëm. Programin e gatshëm e kemi, edhe kemi bërë një farë si shfaqje edhe muzikore edhe vizuale, e kemi bërë një farë lloj setliste në bashkëpunim me publikun. Besoj që kemi bërë këngë të dashura të publikut, kështu që besoj që ka me qenë një eksperiencë shumë e mirë”, ka thënë Nimani në Ora 7 në Klan Kosova. “Po muj me thanë që është një festival shumë profesional, edhe kanë arritë nivelin botëror”.