Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vazhdon votimi në Kuvendin e LDK-së, kanë votuar rreth 70% e delegatëve

NULL NULL
30.07.2026 20:53

Në Kuvendin e jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) po vazhdon procesi i votimit për shkarkimin ose konfirmimin e kryetarit Lumir Abdixhiku.

Gazetari i Klan Kosovës, Besnik Tahiri, raportoi se rreth 70 për qind e 328 delegatëve të pranishëm tashmë kanë hedhur votën e tyre.

Sipas tij, Kuvendi u thirr pasi më shumë se 140 delegatë mblodhën nënshkrimet, duke shprehur pakënaqësi me rezultatin e LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit, ku partia u rendit e treta.

Nga 355 delegatë sa ka gjithsej LDK-ja, 328 po marrin pjesë në punimet e Kuvendit, ndërsa procesi i votimit është ende në zhvillim.

lajme të ngjashme