Kuvendi i Jashtëzakonshëm: 355 delegatët e LDK-së vendosin për fatin e Abdixhikut (VIDEO) NULL NULL 30.07.2026 15:31 30.07.2026 15:31 Besnik Tahiri, gazetar Kanë mbetur më pak se tri orë deri te koha kur Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë Kuvendin e Përgjithshëm. Gazetari i Klan Kosova, Besnik Tahiri përmes një raportimi direkt, bëri të ditur se ka pak lëvizje në selinë qendrore të LDK-së, transmeton Klankosova.tv. “Estabilishmenti i LDK-së është duke u marrë me organizimin e Kuvendit të Jashtëzakonshëm për të zgjedhur, ose për ta shkarkuar, apo për ta mbajtur në postin e kryetarit të partisë Lumir Abdixhikun, i cili ka ardhur në krye të subjektit më të moçëm politik, më 14 mars 2021. Sot nga ora 18:00 do të mbahet seanca e jashtëzakonshme partiake, ndërkaq 355 delegatët janë thirrur të marrin pjesë dhe të votojnë, nëse janë për apo kundër shkarkimit të Lumir Abdixhikut nga posti i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, tha Tahiri në Klan Kosova.