Policia kontrollon shtëpinë e një personi në Obiliq, gjen një kallashnikov dhe karikator NULL NULL 30.07.2026 11:15 30.07.2026 11:15 Policia ka kontrolluar shtëpinë e një personi në Obiliq, ku ka gjetur një armë zjarri AK/47 me një karikator pa fishek. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri AK/47 me një karikator pa fishek. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim./Klankosova.tv