Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Turisti polak bllokohet në malin e Çikës, kërkohet ndërhyrje nga ajri për shpëtimin e tij

NULL NULL
30.07.2026 11:00

Një shtetas i huaj ka mbetur i bllokuar prej rreth 24 orësh në malin e Çikës, në Vlorë.

Shtetasi polak, i cili prej ditës së djeshme kishte nisur eksplorimin e zonës malore, ka mbetur i bllokuar për shkak të terrenit të vështirë. Sipas burimeve nga Policia e Vlorës, ai ka pësuar dëmtime dhe për këtë arsye nuk është në gjendje të kthehet vetë, shkruan vizionplus.tv, transmeton klankosova.tv.

Prej mbrëmjes së djeshme, drejt zonës janë nisur dy grupe kërkim-shpëtimi, të përbëra nga efektivë të Policisë së Vlorës, shërbimeve zjarrfikëse dhe strukturave të zonave të mbrojtura. Pas kërkimeve, grupet kanë bërë të mundur lokalizimin e shtetasit polak.

Ndërkohë, për shkak të terrenit të vështirë dhe pamundësisë për ta nxjerrë nga zona në rrugë tokësore, është kërkuar edhe ndërhyrja ajrore për transportimin e tij në një zonë të sigurt.

Mali i Çikës, me lartësi 2,044 metra, është një nga zonat më të vështira malore të jugut dhe pjesë e Parkut Kombëtar të Llogorasë.

lajme të ngjashme