“Northern Echoes” bashkon Kosovën dhe Norvegjinë në një mbrëmje korale në Pejë NULL NULL 30.07.2026 10:06 30.07.2026 10:06 Në Kishën Katolike “Shën Katerina” në Pejë, sonte nga ora 20:30 mbahet një mbrëmje e veçantë muzikore ku Defrost Youth Choir nga Norvegjia, nën dirigjimin e Thomas Caplin, dhe Kori Siparantum nga Kosova, nën dirigjimin e Memli Kelmendit do të bashkojnë zërat në koncertin “Northern Echoes”, duke sjellë para publikut një program të pasur me muzikë korale nga autorë nordikë, evropianë dhe bashkëkohorë. Defrost Youth Choir, një nga koret rinore më të vlerësuara të Norvegjisë, do të prezantojë repertorin e tij karakteristik, të formësuar nga vizioni artistik i dirigjentit Thomas Caplin, një prej emrave më të njohur të dirigjimit koral në botë. Kori Siparantum, i njohur për sukseset në skenën ndërkombëtare dhe interpretimet artistike me standarde të larta, do të interpretojë një përzgjedhje veprash që pasqyrojnë identitetin dhe rrugëtimin e tij artistik nën drejtimin e Memli Kelmendi. “Northern Echoes” është një takim muzikor mes Kosovës dhe Norvegjisë, ku dy ansamble korale do të ndërtojnë një urë artistike përmes harmonisë së zërave./Klankosova.tv