Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Anëtarët e një familjeje në Rahovec sulmojnë policët, një përfundon në mbajtje

NULL NULL
30.07.2026 10:11
Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Një person është arrestuar në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës në Rahovec, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë intervenimit policor, i dyshuari, së bashku me disa familjarë, dyshohet se nuk kanë respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë dhe më pas i kanë sulmuar fizikisht.

Policia ka arrestuar të dyshuarin, ndërsa me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.

lajme të ngjashme