Gërmimet për varrin masiv, Blerim Isufaj sot viziton Kalludrën e Zubin Potokut NULL NULL 30.07.2026 10:05 30.07.2026 10:05 Foto nga Klankosova.tv Në fshatin Kalludër të Zubin Potokut po vazhdon sot gërmimi në varrin masiv, ku janë gjetur mbetje mortore dhe veshmbathje që dyshohet se iu përkasin 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës. Në vendin e ngjarjes, sipas burimeve të Klankosova.tv, do të dalë edhe Kryeporkurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj. Lidhur me këtë zbulim të varrezës masive, janë arrestuar dy serbë, ndaj të cilëve është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.