Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Katër vite traditë, mërgimtarët dhe veteranët e futbollit sërish bashkohen në fushë (VIDEO)

NULL NULL
30.07.2026 09:52

Për 4 vite me radhë që nga themelimi i klubit “Barileva”, mërgimtarët dhe veteranët e futbollit janë bërë bashkë në një ndeshje që shkon përtej një realiteti dhe rezultati final.

Themeluesi i klubit “Barileva”, Durim Berisha tha se ky event është pritur shumë mirë nga komuniteti, transmeton klankosova.tv.

“Jemi themeluar në nëntor të vitit 2021, çdoherë ka qenë ajo që të mos e harrojmë të kaluarën dhe të mendojmë për të ardhmen…Jemi kthyer në vitin 2021 dhe e kemi si datë zyrtare çdoherë java e parë e muajit gusht ose java e dytë e diela e muajit gusht. E ka pritë shumë mirë komuniteti”.

Organizatori dhe veterani i futbollit, Nazmi Neziri tha se ky organizim po pritet shumë mirë dhe ka shumë shikues të interesuar.

“Jam veteranë i futbollit gjatë kohës së okupimit serb, me orgazatorin shumë mirë ka bërë…Shumë mirë po na presin, ka shikues shumë”, ka thënë ai.

lajme të ngjashme