Situatë e rëndë në shumë rajone të Turqisë për shkak të zjarreve të mëdha NULL NULL 30.07.2026 09:23 30.07.2026 09:23 Autoritetet turke dhe banorë të vendbanimeve të ndryshme kanë vazhduar të përballen me zjarre të fuqishme që kanë përshfirë shumë zona. Si pasojë e flakëve në Alanya, banorë të 45 shtëpive janë evakuuar, kurse në Mugla një shtëpi është djegur pasi ajo është përfshirë nga zjarri. Shtëpia pësoi dëme, derisa banorët arritën që t’i shpëtojnë kafshët brenda një stalle, kur ajo u përfshi nga flakët. Gjithashtu, flakët kanë përfshirë edhe rajonin e Izmirit, me ç’rast ekipe të shumta janë angazhuar për shuarjen e tyre. Sipas një deklarate nga Drejtoria e Përgjithshme e Meteorologjisë, temperaturat e larta dhe erërat e forta pritet të ndikojnë në rrezikun e përhapjes së flakëve. “Për të zvogëluar rrezikun e lartë nga zjarri që do të krijojnë këto kushte meteorologjike, ndezja e zjarreve në zona të hapura dhe të gjitha aktivitetet që mund të shkaktojnë zjarre janë të ndaluara në të gjithë provincën tonë për katër ditë duke filluar nga 29 korriku 2026.”, thuhet në deklaratë, raportojnë mediat turke.