Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Tre fëmijë u vranë, bashkë me prindërit”, Zelensky jep detaje për sulmet e mbrëmshme ruse

NULL NULL
30.07.2026 10:09

Natën ndërmjet të mërkurës dhe së enjtes, Rusia ka kryer sulme të fuqishme në Ukrainë, duke shkaktuar viktima e dëme të shumta.

Presidenti ukrainas, Volidymyr Zelensky ka ndarë pamje nga dëmet që janë shkaktuar pas sulmeve ruse me raketa në rajonin e Dnipros, Lvivit dhe disa të tjera.

Ai ka dhënë detaje edhe për viktimat, duke thënë se tre fëmijë kanë humbur jetën, bashkë me prindërit e tyre.

Kurse, sipas tij, dy fëmijë të tjerë u nxorën të gjallë nga rrënojat.

Zelensky ka thënë se dhjetëra persona të tjera janë plagosur, si pasojë e sulmeve, që sipas tij, përfshinte më shumë se 70 raketa, ku prej tyre shumica ishin balistike.

Gjithashtu, janë përdorur edhe 280 dronë sulmues dhe sipas Zelenskyt, më shumë se 260 prej tyre, është arritur që të shkatërrohen.

Zelensky edhe njëherë ka bërë thirrje për ndihmën që partnerët duhet t’i ofrojnë Ukrainës në fushën e mbrojtjes.

“Të gjithë partnerët e dinë se si dhe me çfarë mund të ndihmojnë. Vonesa në ofrimin e ndihmës, vonesat në furnizimin me raketa antibalistike, këto janë pikërisht shkatërrimet, pikërisht viktimat, të cilat, për fat të keq, po ndodhin sot. Është e rëndësishme të mbështetet mbrojtja e jetës.”, ka shkruar Zelensky.

lajme të ngjashme