Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sulmi me dron, ushtria izraelite akuzon Hezbollahun për shkelje të armëpushimit në Liban

NULL NULL
29.07.2026 20:45

Ushtria izraelite ka akuzuar Hezbollahun për shkelje të armëpushimit në Liban, duke fajësuar grupin militant të mbështetur nga Irani, për një sulm ndaj një automjeti inxhinierik në jug të vendit.

Pavarësisht këtij sulmi, nuk është raportuar për të vrarë apo të lënduar.

“Ky incident përbën një shkelje të hapur të marrëveshjes së armëpushimit në Liban nga organizata terroriste Hezbollah”, kanë thënë Forcat e Mbrojtjes së Izraelit.

Izraeli dhe Libani, muajin e kaluar nënshkruan një marrëveshje të armëpushimit, por pavarësisht kësaj, sulmet e dyanshme kanë vazhduar në disa raste.

Shefi ushtarak i Izraelit, gjenerallejtënant Eyal Zamir, vizitoi Libanin të mërkurën, duke u thënë trupave atje se “nëse është e nevojshme, ne do të thellojmë operacionet tona dhe do të arrijmë në zona të tjera”.

Libani ishte edhe një pjesë kyçe e marrëveshjes së armëpushimit midis Iranit dhe SHBA-së që gjithashtu disa here është prishur.

lajme të ngjashme