Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Selena Gomez rikthehet në xhirime për sezonin e ri të “Only Murders In The Building”

NULL NULL
28.07.2026 21:57

Selena Gomez është shfaqur në humor të mirë në sheshxhirimin e serialit “Only Murders In The Building” në Londër, teksa po vazhdon punën për sezonin e gjashtë të produksionit.

Aktorja 34-vjeçare, e cila luan rolin e Mabel Mora, ka qenë në kryeqytetin britanik duke xhiruar episodet e reja të serialit gjatë javëve të fundit.

Gjatë paraqitjes së saj në set, Gomez tërhoqi vëmendjen e fansave, të cilët u mblodhën për ta parë dhe për të bërë fotografi me të.

E veshur si personazhi i saj, Selena u shfaq me një pallto ngjyrë burgundy, minifund, geta dhe çizme, duke xhiruar skena me atmosferë vjeshtore.

Në sheshxhirim u pa edhe aktorja Tina Fey, e cila interpreton rolin e Cinda Canning në serial.

“Only Murders In The Building” nisi transmetimin në vitin 2021 dhe është pritur pozitivisht nga publiku dhe kritikët. /Klankosova.tv

Aktorja 34-vjeçare, e cila luan rolin e Mabel Morës në dramë, ka qenë në kryeqytet duke xhiruar serinë e gjashtë gjatë disa javëve të fundit.

lajme të ngjashme