Plagosen dy persona në Pukë, dyshohet se konflikti nisi pas problemeve pronësore NULL NULL 28.07.2026 21:06 28.07.2026 21:06 Një konflikt mes dy familjeve ka përfunduar me plagosjen e dy personave në fshatin Dedaj të Pukës. Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Pukës për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa ende nuk dihen detaje mbi gjendjen e tyre shëndetësore. Pas marrjes së njoftimit, forca të shumta policie janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të zbardhur rrethanat e konfliktit. Autoritetet policore janë duke e hetuar rastin dhe zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes. Sipas informacioneve paraprake, konflikti mes familjeve Shkreli dhe Istrefi dyshohet se ka qenë i mbartur prej vitesh dhe lidhet me motive pronësie.