Rasti i “Lule Gjelit”, Përparim Rama e njofton Jeta Xharrën se s’mund t’i përdorë më hapësirat publike në “Grand” NULL NULL 27.07.2026 19:17 27.07.2026 19:17 Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka treguar se komuna që ai udhëheq ka ndërprerë marrëveshjen që organizata “BIRN Kosova” të shfrytëzojë hapësirën publike në “Grand Hotel”. Kjo pasi, sipas Ramës, organizata e Jeta Xharrës nuk ka dhënë sqarime për çështjen thelbësore rreth faqes “Lule Gjeli”. Gjithashtu, Rama ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të shqyrtojë çdo marrëveshje me BIRN. Postimi i plotë: Jeta Xharra nuk paske dhënë asnjë sqarim për çështjen thelbësore. Përkundrazi, reagimi si i tillë ngriti edhe më shumë pikëpyetje! Deklarata se “e dimë kush është, por nuk e tregojmë” është pikërisht ajo që e bën situatën edhe më shqetësuese. Nëse identiteti dihet, atëherë shtrohen një pyetje e thjeshtë: Kënd po e mbroni? Përderisa këto pyetje mbesin pa përgjigje, si Kryeqytet nuk mund të sillemi sikur nuk ka ndodhur asgjë. Prandaj, sot ju kemi dërguar njoftimin zyrtar për ndërprerjen e marrëveshjes për shfrytëzimin e hapësirës publike në Grand Hotel. Nuk mund të lejojmë që hapësirat publike, të cilat janë pronë e qytetarëve të Prishtinës, të shfrytëzohen nga organizata që, me veprimet e tyre, cenojnë interesin e qytetarëve dhe refuzojnë transparencën për çështje që lidhen drejtpërdrejt me besimin e publikut. Në ditët në vijim do të rishqyrtojmë edhe çdo marrëveshje tjetër për shfrytëzimin e hapësirave publike që janë ndarë e financuar nga Kryeqyteti.