Motër e vëlla nga Peja përfaqësojnë me krenari Kosovën në volejboll e basketboll (VIDEO) NULL NULL 27.07.2026 09:01 27.07.2026 09:01 Nga Radavci i Pejës, drejt arenave të mëdha ndërkombëtare të sportit. Historia e dy të rinjve, vëlla e motër, dëshmon se talenti, përkushtimi dhe mbështetja e familjes, mund të kapërcejnë çdo kufi, transmeton Klankosova.tv. Me rezultate që tashmë po tërheqin vëmendjen edhe jashtë vendit, ata po e përfaqësojnë Kosovën me krenari. Bëhet fjalë për volejbollisten Era Elezaj, dhe vëllanë basketbollit, Rrezon Elezaj. Motër e vëlla, në emisionin “Ora Shtatë” përfaqësuan me dinjitet të arriturat e tyre, ndërkohë babai i tyre, Fatos Elezaj foli me mburrje për fëmijët e tij. Ndërkohë, gazetari korrespodent i Klan Kosova, Valdrin Daci tha se mbështetja më e madhe e dy të rinjve ishte pikërisht familja.