A do të bëjë revolucion Mourinho te Real Madridi? NULL NULL 27.07.2026 08:49 27.07.2026 08:49 Jose Mourinho thuhet se ka një plan të qartë për mënyrën se si dëshiron ta ndërtojë Real Madridin për sezonin e ri, me fokus te një futboll i shpejtë, vertikal dhe me intensitet të lartë në çdo repart. Sipas raportimit të Diario AS, tekniku portugez është i kënaqur me bazën aktuale të skuadrës, por vlerëson se nevojiten edhe disa përforcime në afatin kalimtar për ta përshtatur ekipin plotësisht me filozofinë e tij të lojës, transmeton Klankosova.tv. Një nga emrat që konsiderohet kyç në projektin e Mourinhos është Yan Diomande, talenti i ri shihet si futbollisti që mund t’i sjellë ekipit shpejtësi, fuqi fizike dhe eksplozivitet në repartin ofensiv, elemente që trajneri portugez i konsideron thelbësore për ta bërë Real Madridin më të rrezikshëm në sulm. Sipas të njëjtit burim, futbollistët që po rikthehen gradualisht nga pushimet pas Kupës së Botës po njihen individualisht me idetë e reja taktike të Mourinhos. Trajneri po u shpjegon lojtarëve mënyrën se si dëshiron të funksionojë skuadra, duke insistuar te loja vertikale, qarkullimi i shpejtë i topit dhe kundërsulmet e shpejta. Megjithatë, puna e klubit madrilen në merkato ende nuk ka përfunduar, drejtuesit e Real Madridit pritet të vazhdojnë me lëvizje të tjera deri në mbylljen e afatit kalimtar, me synimin për t’i dhënë Mourinhos skuadrën që ai kërkon. Raporti thekson se objektivi kryesor i klubit mbetet transferimi i Rodrit nga Manchester City. Para se të hidhet në sulm për përforcime të tjera, Real Madridi synon të largojë disa futbollistë nga skuadra. Pas kësaj, “Los Blancos” pritet të kërkojnë edhe një qendërmbrojtës të ri, me Alessandro Bastonin e Interit që konsiderohet një nga alternativat më konkrete për repartin defensiv.