Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

E kryer, Diomande te Real Madridi për 100 milionë euro  

NULL NULL
26.07.2026 21:20

Ylli i Bregut të Fildishtë, Yan Diomande pritet të jetë lojtari më i ri i klubit mbretëror, Real Madrid.

Raportimet e fundit thonë se ai ka arritur marrëveshje për transferimin te gjiganti spanjoll për një shumë prej 100 milionë eurosh.

Lajmin për arritjen e marrëveshjes e ka dhënë gazetari i njohur i merkatos, Fabrizio Romano.

Ai ka thënë se marrëveshja mes Real Madridit dhe RB Lepizig është arritur dhe se sipas tij, zyrtarizimi për 19-vjeçarin do të bëhet javën e ardhshme.

Diomande ka vendosur të bashkohet me Real Madridin, pasi që Paris Saint Germain i ka lënë sonte të gjitha bisedat për anësorin.

Ai do të jetë transferimi i radhës për trajnerin Jose Mourinho që ka marrë sërish drejtimin e klubit mbretëror. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme