Pirlo largohet nga gara, Italia rikthen në fokus Conten dhe Mancinin NULL NULL 26.07.2026 18:54 26.07.2026 18:54 Federata Italiane e Futbollit është rikthyer në kërkim të trajnerit të ri të kombëtares, pasi emërimi i Andrea Pirlos duket gjithnjë e më i pamundur për shkak të rolit të tij si ambasador i një kompanie ruse bastesh. Sipas mediave italiane, lidhja e Pirlos me kompaninë e basteve ka shkaktuar reagime të forta, madje edhe paralajmërime për veprime ligjore në rast të emërimit të tij, transmeton Klankosova.tv. Pas refuzimeve nga Carlo Ancelotti dhe Pep Guardiola, tani në krye të listës së kandidatëve janë Antonio Conte dhe Roberto Mancini, me këtë të fundit që konsiderohet më i gatshëm për ta pranuar detyrën dhe njëkohësisht opsioni më ekonomik. Në garë sipas mediave italiane, mbeten edhe Stefano Pioli dhe Raffaele Palladino. Pioli është i lirë pas largimit nga Fiorentina, ndërsa Palladino, i cili u nda këtë verë me Atalantën, vlerësohet për punën e tij me Monzën, Fiorentinën dhe klubin nga Bergamo.