Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ekstradohet nga Kroacia në Kosovë një person i kërkuar me fletarrestim ndërkombëtar

NULL NULL
25.07.2026 10:51

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot, më 25 korrik 2026, është realizuar ekstradimi nga Kroacia në Kosovë i shtetasit kosovar me inicialet A.G.

Sipas njoftimit, ekstradimi është bërë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.

A.G. ishte arrestuar nga autoritetet kroate, pasi kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari i ishte shmangur drejtësisë, ndërsa ekstradimi është realizuar në bazë të ligjeve në fuqi dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Kroacisë.

lajme të ngjashme