Aktivizohen ‘Shqiptarët për Amerikën’, kërkojnë dialog strategjik ShBA-Kosovë (VIDEO) NULL NULL 22.07.2026 23:18 22.07.2026 23:18 ‘Shqiptarët për Amerikën’, edhe njëherë janë aktivizuar. Ata po duan fillimin e dialogut strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjino Mulliqi, nga shoqata ‘Shqiptarët për Amerikën’, në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, tha se politikanët e Kosovës duhet të lëvizin në drejtim të SHBA-së dhe kërkesave të saj. Gjithashtu, ai shtoi se është e padrejtë që popullit të Kosovës t’i mohohet një dialog strategjik, apo hapja e një kapitullit të ri të këtij dialogu mes Kosovës dhe ShBA-së, transmeton Klankosova.tv. “Nuk kemi ndonjë problem që ShBA ka relacion me Serbinë, por problemi është që ka të padrejta ndaj Kosovës, që është një ndër popujt më të dashur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mendoj që edhe politikanët tanë në Kosovë duhet të lëvizin më nga ana e Shteteve të Bashkuara, dhe gjërave që po kërkohen nga Amerika, por mendoj që edhe ShBA, DASh dhe Kongresi duhet të jenë më të drejtë ndaj Kosovës”, tha ai në Klan Kosova.