Të pamet që rrezikojnë “me e përgjakë” katundin… (VIDEO) NULL NULL nga Florentina Hoti 22.07.2026 19:51 nga Florentina Hoti 22.07.2026 19:51 Toka e shtetit u bë mollë sherri që banorët e fshatit Petrovë të Shtimes, të ndahen në dy grupe. Gjithçka filloi kur AMF-ja e fshatit u ndërtua në një vend tjetër, e rrënimi i objektit të vjetër u solli banorëve ide të ndryshme. Për ato disa ari tokë që janë pronë publike, banorët e Petrovës kurrsesi të merren vesh njëzëri se çka po duan të ndërtojnë. Disa familjeve afër atij lokacioni, iu shkrepi idea që në atë vend të ndërtojnë një objekt për të pame. Pa humbur kohë në vitin 2019, ata bënë kërkesë në Kuvendin Komunal, e ajo kërkesë iu aprovua. Një vendim e ndërtim të tillë, po e kundërshton Misin Ademaj e Jahir Beqaj, që jetojnë matanë rrugës. Sipas tyre, një gjë të tillë po e kundërshtojnë sepse objekti nuk ka hapësirë për parkingje. E parkimi i veturave në atë rrugë në raste të të pameve, do iu pengojë qarkullimin dhjetëra bizneseve që gjenden në këtë rrugë. Lidhur me këtë kundërshtim të tyre, Misini për KIKS-in tha se provuan të bisedojnë me iniciatorët e kësaj ideje, mirëpo pa sukses. 55-vjeçari Beqaj, madje mohon edhe nevojën për një objekt të tillë në këtë lagje. Sipas tyre, mosndërtimin e këtij objekti e kishte sugjeruar edhe imami i fshatit Petrovë. Sipas versionit të tyre të historisë, kjo punë tanimë po bëhet me inate personale. Ai kujton momentin kur kishte provuar të bisedonte me iniciatorin dhe përgjigjja e tij ishte kthyer me inat. Me të parë se nuk po mund të merren vesh, banorët kanë mbledhur mbi 350 nënshkrime të cilët kundërshtonin ndërtimin e këtij objekti dhe e dërguan në komunë. Pas asaj, Kuvendi Komunal i Shtimes atëkohë kishte hedhur poshtë vendimin për ndërtimin e atij objekti dhe kishte urdhëruar shembjen e punimeve. Duke qenë dëshmitar të vendimit dhe të moszbatimit të tij, 48-vjeçari për KIKS-in tha se disa herë kanë lajëmruar policinë. Mirëpo, për gati 7 vjet, as vendimet dhe as shiritat që u vendosën 4 herë nuk i ndalën punimet e këtij objekti që tanimë është drejt finalizimit. 48-vjeçari për KIKS-in rrëfen se tanimë kanë mbetur pa zgjidhje sepse nuk dinë se tek cili institucion të drejtohen.