Pas dajakut kërcet arma në Pejë, lëndohet kalimtari i rastit (VIDEO) NULL NULL 22.07.2026 12:56 22.07.2026 12:56 Një zënkë mes dy personave ka eskaluar me përdorimin e armës së zjarrit, me ç’rast një person tjetër, kalimtar i rastit, ka pësuar gërvishtje. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kosuriq të Pejës, gjatë ditës së djeshme. Për rastin në fjalë janë arrestuar dy të dyshuar, dhe viktima është dërguar për tretman mjekësor. Korrespodenti i Klan Kosova, Valdrin Daci, në emisionin Kosova Today, tha se të dyshuarit ngarkohen me pesë vepra penale ‘shkaktim i rrezikut tё pёrgjithshёm’, ‘kanosje’, ‘mbajtje nё pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’ dhe ‘sulm’. Gjatё kontrollit te të dyshuarit janё gjetur dhe janë sekuestruar një armё, një gёzhojё e njё karikator. Gazetari Daci tha se ka folur me zëdhënësin e Policisë në Pejë, Driton Rugova, i cili i ka theksuar se është gërvishtje, e jo plagosje. “Zyrtarisht kemi thënë se është gërvishtje, e jo plagosje. Ende nuk ka konstatim zyrtar nëse lëndimi është shkaktuar nga arma apo nga diçka tjetër, pasi personi ka qenë kalimtar rasti”, citon Daci të ketë thënë Rugova. Ndiqeni deklarimin e tij të plotë: