Pse, sipas Balajt, u zvarrit krijimi i institucioneve? (VIDEO) NULL NULL 20.07.2026 22:20 20.07.2026 22:20 Balaj: Abdixhiku po sabotohet nga qarqe brenda LDK-së që janë në koordinim me PDK-në (VIDEO) Opinionisti Labinot Balaj ka deklaruar se strategjia e PDK-së dhe e një pjese të LDK-së ka qenë zvarritja e krijimit të institucioneve, me synimin që Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të paraqiten si të paaftë për formimin e tyre. Siç tha Balaj në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, kjo qasje është ndjekur me qëllim që procesi i konstituimit të institucioneve të zgjasë sa më shumë. Subjektet politike veçmas PDK, është barrikadu që nuk ka vullnet me bashkëpunu me Lëvizjen Vetëvendosje në asnjë variant. E njëjta parti, pra PDK po don me tërheq kushtimisht me thënë në psikozën e saj anti VV, antibashkëpunim me VV-në edhe LDK-në, kuptimin që ju korrespodojnë edhe një pjese të anëtarësisë së PDK-së, në fakt një pjese të anëtarësisë së LDK-së ju korrespondojnë edhe ambiciet, synimet me një pjesë të madhe të PDK-së në kuptimin që me zvarrit sa më shumë krijimin e institucioneve të Republikës së Kosovës rrjedhimisht me ekspozu Vetëvendosjen dhe Kurtin para qytetarëve edhe para elektoratit si të paaftë me i kriju isntitucionet”. Sipas tij, në momentin kur Abdixhiku shfaqi gatishmëri për të diskutuar një bashkëpunim me Vetëvendosjen, ai u përball me rezistencë të brendshme.