Aksident mes dy veturave në rrugën Tepelenë-Memaliaj, katër të plagosur NULL NULL 17.07.2026 07:16 17.07.2026 07:16 Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Tepelenë-Memaliaj, në vendin e quajtur “Runë”. Dy automjete janë përplasur kokë më kokë, duke shkaktuar dëme të shumta materiale, raporton vizionplus.tv, transmeton klankosova.tv. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Dyshohet se shkak i përplasjes mund të ketë qenë shpejtësia e lartë.