Prona “mollë sherri” në familje – Plagosje e vrasje brenda familjes: Gjykatat që zgjasin me vite (VIDEO) NULL NULL 17.07.2026 08:24 17.07.2026 08:24 Incidentet brenda familjes po bëhen gjithmonë e më të shpeshta në kronikën e zezë. Ditën e mërkurë një rast i rëndë ka ndodhur në Miradi të Epërme ku një 61 vjeçar mbeti i plagosur pas të shtënave me armë nga nipi i tij për mosmarrëveshje pronësore. Ish drejtori i Policisë së Kosovës, avokati Reshat Maliqi në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova tha se vonesat në gjyqet pronësore bëjnë që qytetarët të kërkojnë të zgjidhin vet problemet e tyre. “Është evidente që vonesa për zgjidhjen e këtyre problemeve nëpër gjykata që shumicën e rasteve zgjatë nga 7-8 vite ndoshta po i detyron qytetarët që ata të marrin drejtësinë në duart e veta dhe të tentojnë të zgjidhin problemet në mënyrë vetanake. Besoj që nëse do ishte ngritur efikasiteti në zgjidhjen e këtyrë problemeve nëpër gjykata dhe nëse ky rast ka qenë i raportuar në polici dhe prokurori është dashtë që ky rast të monitorohet nga ana e policisë, të grumbullohen informacionet nëse ka armë ilegale. Reagimi i hershëm besoj që kishte me i zgjidh këto probleme. Nëse vonohemi në zgjidhjen e këtyre problemeve normalisht që priten pasoja të tilla”, tha ai. Në anën tjetër, psikologia Marsela Lekli tha se raste të tilla të konflikteve familjare në bazë pronësore janë të pranishme edhe në Shqipëri. “Realisht janë probleme që ndodhin edhe në Shqipëri, por problemet e pronave kanë qenë një problematik që kanë qenë më përpara, ndodhin do të ndodhin. Shkaqet janë të shumta duke ditur që gjyqet e pronave zgjasin vite me radhë, kemi pasur raste fataliteti që kanë ndodhur edhe në Tiranë ku para pak kohësh humbi jetën një gjyqtar në bazë të një vendimi që ai kishte dhënë”, tha ajo.