Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosova dhe Mali i Zi drejt zyrtarizimit të marrëveshjes për identifikimin elektronik

NULL NULL
17.07.2026 08:26
Foto: Shutterstock

Kosova dhe Mali i Zi do të hedhin sot një hap të ri në bashkëpunimin dypalësh me nënshkrimin e një marrëveshjeje për njohjen reciproke të identifikimit elektronik dhe shërbimeve të besuara.

Marrëveshja do të firmoset nga ministri në detyrë i Digjitalizimit dhe Administratës Publike i Kosovës, Lulëzon Jagxhiu, dhe ministri i Administratës Publike i Malit të Zi, Marash Dukaj.

Pas nënshkrimit, dy ministrat do t’u drejtohen mediave për të shpalosur përfitimet që kjo marrëveshje pritet të sjellë për qytetarët, bizneset dhe bashkëpunimin institucional ndërmjet dy shteteve.

Ceremonia do të mbahet në objektin e ish-Rilindjes, duke nisur nga ora 14:00./Klankosova.tv

lajme të ngjashme