Paralajmërohet kallëzim penal ndaj Paunoviqit: Kërkojmë aktivizimin e Interpolit NULL NULL 16.07.2026 14:37 16.07.2026 14:37 Avokati Gent Gjini ka njoftuar se do të dorëzojë kallëzim penal ndaj ministres serbe të Administratës Publike, Snezhana Paunoviq, pas deklaratës së saj se, po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviçit gjatë luftës në Kosovë, do të kishte bërë spastrim etnik. Gjini e ka cilësuar deklaratën si nxitje të urrejtjes, duke thënë se ndaj ministres serbe duhet të ketë jo vetëm masa politike, por edhe procedurë penale. “Do ta dorëzojmë kallëzimin penal në Prokurorinë Speciale dhe do të kërkojmë që të aktivizohen edhe Interpoli”, tha Gjini. Ai u shpreh se fakti që Paunoviq mban një post qeveritar e bën situatën edhe më serioze. Sipas tij, nëse nuk mund të arrihet arrestimi i saj, duhet të ketë presion politik dhe diplomatik që ajo të largohet nga posti.