“Marrin kredi e borxhe”, ekspertja flet për trendin shqetësues të ndërhyrjeve estetike (VIDEO) NULL NULL 16.07.2026 12:44 16.07.2026 12:44 Ndërhyrjet estetike po bëhen gjithnjë e më të zakonshme, ndërsa disa persona janë të gatshëm të hyjnë edhe në borxhe për t’i realizuar ato. Kështu u tha në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, ku u trajtua ndikimi i standardeve të bukurisë në shoqëri. Ekspertja e estetikës, Valmira Xani tha se dëshira për të arritur pamjen e dëshiruar i shtyn disa persona të marrin edhe kredi. “Unë e di që ka njerëz që janë në gjendje, përveç kredive të tjera, të marrin edhe kredi vetëm për me arrit atë që e kanë pikësynim, sidomos për ndërhyrje estetike”, u shpreh ajo. Sipas saj, problemi nuk qëndron vetëm te ndërhyrja, por te pritshmëritë që krijohen. “Nëse një person nuk është i plotësuar nga brenda dhe i mungon vetëbesimi, nuk do të ndihet i kënaqur as pas ndërhyrjes së parë. Pastaj kalon te e dyta, e treta dhe krijohet një lloj varësie nga këto procedura”, tha ajo.