E dhimbshme: I riu kosovar që u vra në Suedi, varroset nesër në vendlindje NULL NULL 15.07.2026 12:00 15.07.2026 12:00 Nesër, më 16 korrik do të varroset i riu kosovar, Gent Maksutaj, i cili u vra më 5 korrik në Suedi. Sipas njoftimit mortor, 19-vjeçarit do t’i jepet lamtumira e fundit në varrezat e fshatit Banjë, transmeton klankosova.tv. I riu dyshohet se u privua nga jeta aksidentalisht, gjatë një përleshje mes bandave kriminale. Sipas policisë i dyshuari për të shtënat dyshohet se ka udhëtuar me tren drejt Stokholmit, ku edhe është arrestuar më vonë. Policia suedeze e ka cilësuar ngjarjen si vrasje dhe po vazhdon hetimet për të zbardhur rrethanat e sakta të ngjarjes. Vrasja e 20-vjeçarit kosovar në Suedi, zbulohet si u kap autori i krimit