Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Roli im ishte si nënë” – Shkurte Fejza ndan emocionet e martesës së vajzës Agnesës (VIDEO)

NULL NULL
11.07.2026 19:23

Një nga zërat më të mëdhenj të muzikës shqiptare, Shkurte Fejza, vjen këtë javë në një intervistë për Prive Klan Kosova, ku rrëfei momente të veçanta nga jeta familjare dhe profesionale.

Artistja ka folur për një nga periudhat më emocionuese për familjen e saj, martesën e vajzës Agnesës, duke treguar se si e përjetoi këtë kapitull të ri në rolin e nënës.

“Dasma e vajzës time Agnesës ishte një moment shumë i çmuar për familjen. Kishte shumë emocion, sepse vajza më e vogël, me të thënë të drejtën, e ka një emocion më të veçantë. Por aty roli im më shumë sesa si artiste ishte ai i nënës”, tha këngëtarja.

E njohur për karrierën e saj të gjatë muzikore, ajo ka ndarë gjithashtu detaje për rrugëtimin artistik, projektet e reja që po përgatit dhe mendimet e saj për zhvillimet në industrinë muzikore dhe gjeneratën e re të artistëve.

Ndiqni intervistën e plotë:

lajme të ngjashme