Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kundërshtimet për rrënimin, Komuna e Lipjanit: Toka është pronë komunale

NULL NULL
10.07.2026 17:21

Komuna e Lipjanit ka dalë me sqarim publik në lidhje me projektin “Ndërtimi i parkingut nëntokësor, parkut qendror të qytetit, nënkalimit dhe vazhdimin e ndërtimit të sheshit’, duke thënë se ata kanë shpronësuar vetëm objektet, sepse prona ku janë ndodhur ato objekte është e Komunës së Lipjanit.

Ky reagim erdhi pasi dje kishin dalë zyrtarë të Inspektoratit të Lipjanit, por disa qytetarë refuzonin ta lironin hapësirën e objektit që është paraparë të rrënohet.

“Në përputhje me dokumentet e planifikimit hapësinor dhe me qëllim të realizimit të projektit infrastrukturor në qendrën e qytetit të Lipjanit, përkatësisht realizimin e projektit ‘Ndërtimi i parkingut nëntokësor, parkut qendror të qytetit, nënkalimit dhe vazhdimin e ndërtimit të sheshit’, Komuna e Lipjanit që nga fundi i vitit 2022 ka filluar me procedurat përkatëse ligjore”, thuhet në reagimin e komunës.

Në reagimin e tyre ata thonë se komuna vetëm i ka shpronësuar objektet, sepse prona ku janë ndodhur ato, përfshirë edhe objekti që u pengua të rrënohej i përket vetë komunës

“Ky projekt me 4 pozicione realizohet në tërësi vetëm në kuadër të pronave komunale dhe një prone private të shpronësuar me kohë. Në disa pjesë të pronave komunale kanë qenë disa objekte mbi të cilat persona të caktuar e kanë pasur të drejtën e posedimit të tyre”.

“Prandaj Komuna e Lipjanit ka shpronësuar vetëm objektet, sepse prona ku janë ndodhur ato objekte është e Komunës së Lipjanit. Rast i tillë është edhe prona (komunale) ku gjendet objekti për të cilin u pengua rrënimi i tij më datën 09.07.2026”.

Inspektorati urdhëron rrëzimin e një objekti në Lipjan, qytetarët refuzojnë lirimin e tij

Rrënimi i objektit në Lipjan: Gjyqtarja, eksperti dhe zyrtarët komunalë dalin në vendngjarje

lajme të ngjashme