Gjithçka e kryer, dhëndri kosovar Adeyemi lojtari më i ri i Barcelonës NULL NULL 10.07.2026 18:40 10.07.2026 18:40 Karim Adeyemi te Barcelona Barcelona ka arritur marrëveshje me Borussia Dortmundin për transferimin e sulmuesit Karim Adeyemi. Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i njohur Fabrizio Romano, sipas të cilit klubi gjerman ka pranuar ofertën e kampionit spanjoll për reprezentuesin gjerman, transmeton Klankosova.tv. 🚨💣 EXCLUSIVE: Barcelona agree deal to sign Karim Adeyemi, HERE WE GO! 🔵🔴 Deal agreed club to club for €22m plus €7m add-ons based on title winning and also appearances. Adeyemi only wanted Barça and will sign a five year deal in blaugrana. 💥🇩🇪 pic.twitter.com/7nfy0uSTxU — Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 10, 2026 Sipas raportimeve, transferimi i Adeyemit do t’i kushtojë Barcelonës 22 milionë euro, ndërsa marrëveshja parashikon edhe deri në 7 milionë euro të tjera në formë bonusesh. Romano bën të ditur se Adeyemi kishte vendosur ta vazhdonte karrierën vetëm te Barcelona dhe tashmë ka arritur marrëveshje për një kontratë pesëvjeçare me klubin katalanas. Adeyemi, i cili është dhëndër kosovar, pritet t’i bashkohet Barcelonës pas përfundimit të procedurave zyrtare të transferimit.