Trump thotë se ka “lënë udhëzime” për të sulmuar fuqishëm Iranin nëse vritet NULL NULL 10.07.2026 19:08 10.07.2026 19:08 Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se ka lënë udhëzime që Shtetet e Bashkuara të përgjigjen me një forcë ushtarake dërrmuese nëse Irani do të arrinte ta vriste atë. “Kam qenë në listën e tyre prej kohësh. Me këtë kemi të bëjmë,” i tha Trump gazetës The New York Post të premten, shkruan CNN, transmeton klankosova.tv. “E vetmja gjë është se unë kam lënë udhëzime: nëse ndodh diçka, thjesht t’i bombardojmë ata në nivele që nuk i kanë parë kurrë më parë”, shtoi ai. I pyetur në lidhje me informacionet e ndara nga Izraeli për një komplot të ri iranian për ta vrarë, Trump e mohoi ekzistencën e një plani të ri, duke i thënë gazetës: “Jo, jo. Izraeli nuk doli me asgjë”. Presidenti shtoi se Irani ka dashur prej vitesh që ai të vdiste. “Kam qenë i pari [në listën e Iranit për eliminim] prej kohësh dhe, e dini, kështu e ka jeta”.