Kosova me shtatë atletë në Kampionatin Ballkanik U20 në Rumani NULL NULL 10.07.2026 18:07 10.07.2026 18:07 Federata e Atletikës e Kosovës Federata e Atletikës e Kosovës Kosova do të përfaqësohet me shtatë atletë në Kampionatin Ballkanik U20, i cili do të mbahet më 11 korrik 2026 në Craiova të Rumanisë. Federata e Atletikës e Kosovës ka bërë të ditur se në këtë garë ndërkombëtare vendi do të përfaqësohet nga Luan Mazrekaj (hedhja e diskut), Bardh Telaku (100 m dhe 400 m), Bleron Bytyqi (400 m), Medina Fejza (400 m), Ahmet Shehu (100 m), Merve Spahi (1500 m) dhe Valmira Jashari (kërcim trehapësh), transmeton Klankosova.tv. Delegacioni i Kosovës do të udhëhiqet nga selektori Bajram Duja, ndërsa pjesë e tij do të jetë edhe anëtari i Bordit të Federatës së Atletikës së Kosovës, Avdullah Shala. Me këtë rast, kryetari i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani, u ka uruar suksese të gjithë atletëve dhe anëtarëve të delegacionit, duke shprehur besimin se ata do ta përfaqësojnë Kosovën me dinjitet dhe do të synojnë rezultate sa më të mira në Kampionatin Ballkanik U20.