S’ka verdikt për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, gjykata rihap shqyrtimin e rastit NULL NULL 10.07.2026 14:46 10.07.2026 14:46 Në Gjykatën Themelore në Pejë është vendosur që rasti ndaj Halil, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetajt, të akuzuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan të Deçanit,të hapet sërish për shqyrtim. Vendimi është marrë në seancën ku ishte paraparë shpallja e aktgjykimit ndaj të akuzuarve, por gjykata ka vendosur që çështja të shqyrtohet sërish. Në këtë rast, në vitin 2021 mbetën të vrarë dy nxënës dhe shoferi i autobusit, pasi ndaj autobusit që barte udhëtarë në fshatin Gllogjan ishte shtënë me armë zjarri. /Klankosova.tv