Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tronditet Shqipëria: Brenda një dite vriten dy persona në prag të shtëpive të tyre (VIDEO)

NULL NULL
10.07.2026 14:06

Dy vrasje të rënda u shënuan brenda ditës së enjte në dy qytete të Shqipërisë, raste që trazuan opinionin e gjerë.

Rasti i parë u shënua në Shkodër, aty ku Shtjefën Ziçi dyshohet se privoi nga jeta bashkëshorten e tij, Bardhe Ziçi për motive xhelozie, transmeton Klankosova.tv.

Në emisionin “Kosova Today”, gazetari Martin Marku ndau detaje të reja, ku theksoi se i dyshuari raportohet se ishte shumë shpesh xheloz ndaj bashkëshortes së tij.

“Ai nuk e linte të barte telefon, çka ka çuar herë pas here në këso konflikte”, u shpreh Marku në Klan Kosova.

Hiç më pak se disa orë, një vrasje tjetër e rëndë u regjistrua në Laç.

Një 40-vjeçar mbeti i vrarë me shtatë plumba në prag të derës së shtëpisë së tij nga një bashkëmoshatar i tij.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:10 në Kurbin, ndërsa hetimet e zhvilluara nga ekspertët e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe Komisariatit të Policisë Kurbin kanë çuar në identifikimin e personit të dyshuar si autor, transmeton Klankosova.tv.

Nga verifikimet e kryera rezulton se 40-vjeçari ka precedentë të mëparshëm penalë. Ai është dënuar me 5 vite burgim për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, ndërsa rezulton me precedent edhe për armëmbajtje pa leje. Gjithashtu, sipas të dhënave të policisë, ai është arrestuar më herët në Belgjikë për vjedhje.

Për kapjen e të dyshuarit janë angazhuar edhe shërbimet e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, ndërsa kontrollet në terren vijojnë.

lajme të ngjashme