Klopp zbulon se si Liverpooli u tentoi ta nënshkruante Mbappen në kohën e tij NULL NULL 10.07.2026 12:22 10.07.2026 12:22 Trajneri legjendar Jurgen Klopp, ka zbuluar se si Liverpooli siguruan një avion privat dhe ushqim për Kylian Mbappe dhe familjen e tij në përpjekje për të nënshkruar me sulmuesin francez përpara se ai të zgjidhte të bashkohej me Paris Saint-Germain në vitin 2017. Gjermani tha se ishte “mostransferimi më i shtrenjtë” në të cilin klubi kishte investuar, pasi ata e joshnin sulmuesin e atëhershëm të Monacos, i cili ishte vetëm 18 vjeç në atë kohë. Duke folur para përballjes Francë- Maroku në Magenta TV, tha se lojtari i Real Madridit ishte i kërkuar nga shumë klube ndërsa më serioze ishte Liverpooli, transmeton Klankosova.tv. Ai vazhdoi të shpjegonte se si u mor një fluturim nga Blackpool në Nice të Francës, ku e gjithë familja Mbappe hipi në një avion privat si dhe një akomodim luksoz në një hotel në Angli. Mbappe, tani 27 vjeç, përfaqësohet nga nëna e tij, e cila drejton një kompani konsulence për futbollistët profesionistë. “Ne me të vërtetë dhamë maksimumin. Pastaj fluturuam rreth e qark, biseduam me familjen, hëngrëm ushqim të mirë”, tha Klopp. Ai tha se ata nuk kishin dashur të shiheshin duke zhvilluar bisedime, por takimi rezultoi i pafrytshëm. Mbappe më vonë iu bashkua PSG-së në formë huazimi me një opsion që transferimi të bëhej i përhershëm për 180 milionë euro (153 milionë funte). Ai kaloi shtatë vjet në Paris, duke u bërë golashënuesi më i mirë i klubit përpara se të largohej për në Real Madrid në vitin 2024.