Bajri i Mitrovicës pret asfaltin, banorët kërkojnë ndërhyrje (VIDEO) NULL NULL 10.07.2026 12:14 10.07.2026 12:14 Banorët e lagjes Bajr të Mitrovicës kanë shprehur shqetësimin për rrugën e paasfaltuar. Një banor për emisionin “Fol me Arin” bëri të ditur se rruga ka qenë e rregulluar para luftës së fundit në Kosovë, megjithatë sipas tij, e njëjta u prish gjatë luftës, transmeton Klankosova.tv. Qysh prej atëherë, ky banor thotë se rruga nuk u rregullua asnjëherë. Për këtë, ai dhe banorët e tjerë kërkojnë ndërhyrje urgjente.