Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Në gjendje të dehur kërcënoi me armë dy persona, arrestohet i mituri në Ferizaj

NULL NULL
09.07.2026 08:18

Është arrestuar një 16-vjeçar në Ferizaj, nën dyshimin se ka kanosur me armë dy persona.

Sipas njoftimit zyrtar, i mituri, nuk është intervistuar pasi dyshohet se ishte nën ndikim të alkoolit, transmeton Klankosova.tv.

I njëjti, me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 24-orë dhe ndaj tij është iniciuar procedurë penale për veprat “Kanosje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Po ashtu, tek i dyshuari, F.A., gjatë kontrollit është gjetur në posedim një pistoletë me gaz me gjashtë fishekë.

lajme të ngjashme