Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fermerët i reagojnë ministrit Muja: Qumështi i Vitës është i Kosovës, jo i Serbisë

NULL NULL
06.07.2026 13:20

Fermerët e Kosovës po protestojnë para Ministrisë së Bujqësisë, pasi tash e katër ditë është ndaluar përkohësisht grumbullimi i qumështit, duke paraprirë mbylljen e përkohshme të qumështores Vita.

Fermerët i janë kundërpërgjigjur ministrit në detyrë, Armend Muja, duke i thënë se “Qumështi Vitës është i Kosovës, jo i Serbisë”, transmeton Klankosova.tv.

Fermeri Fidan Krasniqi, ka theksuar se po gjykohen padrejtësisht kinse po helmojnë popullin e vet.

“Ju garantojmë që qumështi jonë nuk është helm, është qumësht, qumësht dhe vetëm qumësht”, tha ai.

lajme të ngjashme