Fermerët në takim urgjent, kërkojnë rifillimin e grumbullimit të qumështit nga “Vita” NULL NULL 03.07.2026 19:22 03.07.2026 19:22 Fermerët Kosovarë të Qumështit kanë zhvilluar sot një takim urgjent me anëtarësinë e shoqatës për shkak të situatës së krijuar nga ndërprerja e grumbullimit të qumështit nga qumështorja “Vita”. Siç bëjnë të ditur nga kjo shoqatë në një njoftim, kërkesa kryesore ishte një takim i menjëhershëm me qumështoren, në mënyrë që të rifillojë grumbullimi i qumështit. Kërkesa kryesore e qumështores është dalja sa më e shpejtë e rezultateve të mostrave të marra, në mënyrë që të rifillojë grumbullimi”. “Prandaj, ne, si Shoqatë e Prodhuesve, kërkojmë urgjentisht nga Ministria e Bujqësisë, përkatësisht Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, përshpejtimin e procedimit të rezultateve, në mënyrë që të vazhdojmë me dorëzimin e qumështit të freskët dhe të evitojmë çdo humbje eventuale të sasisë së prodhuar, duke marrë parasysh edhe temperaturat e larta që po mbizotërojnë. Në të kundërtën, nuk do të mund t’i shmangim protestat eventuale të fermerëve”, theksohet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.