“E kemi marrë qumështin e këtyre burrave, jo të Serbisë”, Spahija i kundërpërgjigjet Mujës NULL NULL 02.07.2026 19:57 02.07.2026 19:57 Drejtori gjeneral i qumështores “Vita”, Artan Spahija, ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit në detyrë të Bujqësisë, Armend Muja, duke mbrojtur kompaninë dhe prodhimin vendor të qumështit. Në një deklarim publik, Spahija falënderoi konsumatorët për besimin e treguar ndër vite, duke theksuar se Vita nuk do t’i zhgënjejë ata dhe do të vazhdojë të luftojë për ruajtjen e prodhimit vendor, transmeton klankosova.tv. “Janë prej ditës të parë me neve. Iu përulemi si qumështore Vita, pa juve nuk do ishim ku jemi. Por ne nuk do të ju lëmë në lloç. Edhe një herë ju falënderoj prej zemrës, që në çdo kohë keni qenë pranë neve. Ne do të luftojmë bashkë deri në fund”, tha ai. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të konsumojnë qumështin e prodhuar në Kosovë, pasi ministri në detyrë Muja, ngriti pikëpyetje për cilësinë e qumështit Vita. “Kemi pi qumështin e këtyre burrave qytetarë të nderuar pini qumështin e këtyre burrave, jo të Serbisë. Mos bini pre e një personi shantazh. Një person që nuk ka dashtë me bë mediatike. Ejani, kontrolloni kur të doni”, tha ai.