Gjobitet me 300 euro shoferi i kamionit që nuk siguroi ngarkesën në Prizren NULL NULL 01.07.2026 16:12 01.07.2026 16:12 Foto nga Policia e Kosovës Të martën, gjatë patrullimit të rregullt në qytetin e Prizrenit, zyrtarët policorë kanë ndaluar për kontroll një kamion që transportonte blloqe ndërtimi. Bazuar në njoftimin e policisë, gjatë kontrollit është konstatuar se drejtuesi i kamionit nuk kishte siguruar ngarkesën, duke rrezikuar sigurinë në komunikacion, transmeton Klankosova.tv. Për këtë shkelje, personit juridik (kompanisë pronare të kamionit) iu shqiptua gjobë në vlerë prej 300 euro.