Tërhiqet trupi i pajetë i 25 vjeçarit nga Liqeni i Batllavës NULL NULL 01.07.2026 14:30 01.07.2026 14:30 Është gjetur i pajetë në Liqenin e Batllavës trupi i të zhdukurit Lirim Ruhani. Pamjet nga Liqeni i Batllavës tregojnë momentin kur ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe ato të Kërkim Shpëtimin kryen operacionin e nxjerrjes së trupit të pajetë të 25-vjeçarit. Sipas informacioneve nga gazetarja Vesa Hoda, trupi i viktimës po tërhiqet nga vendi i ngjarjes. Kërkimet për të zhdukurin kishin vazhduar që nga dita e djeshme, pasi dyshohej se ai kishte rënë nga një mjet lundrues gjatë kohës që ndodhej me familjen. E dhimbshme: Ky është Lirim Ruhani, i riu që u mbyt në Liqenin e Batllavës