Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Këshilli i Bashkësisë Islame të Gorës dënon ashpër vrasjen e imamit Gazmen Tairovci

NULL NULL
30.06.2026 15:56

Këshilli i Bashkësisë Islame i Rajonit të Gorës ka reaguar pas vrasjes së imamit Gazmen Tairovci, duke shprehur pikëllimin e thellë për humbjen e tij dhe duke u bërë thirrje institucioneve që ta zbardhin sa më shpejt rastin.

“Me pikëllim të thellë dhe mosbesim morëm lajmin për ngjarjen tragjike, vrasjen dhe ndarjen nga kjo botë të imamit tonë të nderuar, Gazmen Tairovci”, thuhet në deklaratë transmeton Klankosova.tv.

Këshilli u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, xhematit dhe të gjithë besimtarëve që e kanë njohur të ndjerin, duke lutur Allahun që ta mëshirojë, t’ia falë gabimet dhe ta shpërblejë me Xhenetin, ndërsa familjes t’i dhurojë durim dhe forcë.

Në reagim, KBI dënon ashpër aktin e vrasjes dhe kërkon nga organet kompetente që të hetojnë plotësisht ngjarjen.

“Njëkohësisht e dënojmë këtë akt të ulët dhe u bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse që, sa më shpejt, të zbardhin plotësisht të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike, në mënyrë që drejtësia të vihet në vend”, thuhet në deklaratë.

Këshilli u ka bërë thirrje gjithashtu besimtarëve dhe opinionit publik që të tregojnë maturi, të mos përhapin informacione të paverifikuara dhe të respektojnë privatësinë e familjes së të ndjerit.

Në deklaratë sqarohet se, sipas informacioneve që disponon KBI, “vrasja ka ndodhur për arsye private dhe si pasojë e një mosmarrëveshjeje private”, duke theksuar se “ky rast i rëndë nuk ka pasur asnjë prapavijë fetare dhe nuk lidhet në asnjë mënyrë me kryerjen e detyrave fetare që imami i ndjerë ushtronte në fshatin Zlipotok”.

Në fund të reagimit, KBI i Rajonit të Gorës lutet që Allahu ta shpërblejë të ndjerin Gazmen Tairovci me Xhenetin e përhershëm dhe familjes së tij t’i japë sabër.

Imami i fshatit Zlipotok të Dragashit, Gazmen Tairovci dyshohet se është therur për vdekje për shkak të një prone, konkretisht për prerjen e barit që i takonte të dyshuarit, Beshir Hamza.

“U godit 5 herë me thikë në shpinë”, konflikti për pronë dyshohet se çoi në vrasjen e imamit në Dragash (VIDEO)

lajme të ngjashme