PAMJE| Vrasja e hoxhës në Dragash ndodhi para derës së shtëpisë NULL NULL 30.06.2026 15:44 30.06.2026 15:44 Foto: Klan Kosova Vrasja e imamit, Gazmen Tairovci ka tronditur fshatin Zlipotok të Dragashit. Hoxha dyshohet se është therur për vdekje nga i dyshuari Beshir Hamza, i cili tashmë ka rënë në prangat e Policisë së Kosovës, bashkë me babanë e tij. Gazetarja e Klan Kosovës, Altiana Zogaj e cila ndodhet në vendin e ngjarjes për të grumbulluar informacione, ka bërë të ditur se gjithçka dyshohet të ketë nisur për kositjen e barit të një prone. Ajo po ashtu ka dërguar pamje nga vendi ku u vra imami, e që sipas saj, krimi ndodhi para derës së shtëpisë. Foto: Klan Kosova Për rastin janë deklaruar edhe nga Këshilli i Bashkësisë Islame, të cilët kanë theksuar se, sipas informacioneve që posedojnë, ngjarja nuk lidhet me veprimtarinë apo detyrën e viktimës si imam. “U godit 5 herë me thikë në shpinë”, konflikti për pronë dyshohet se çoi në vrasjen e imamit në Dragash (VIDEO) Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.